Real Madridi përfundimisht i është kthyer fitoreve në La Liga.
Trajneri i përkohshëm i kampionit në fuqi të Evropës, Santiago Solari e ka nis me fitore regjimin e tij te gjiganti spanjoll duke marrë tri pikë të plota nga takimi i tij i parë në detyrë si një zëvendësues i trajnerit Julen Lopetegui, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ i janë kthyer përfundimisht fitoreve në kampionatin spanjoll pas pesë ndeshjeve (katër humbje, një barazim) pa fitore duke mposhtur në stadiumin Santiago Bernabeu skuadrën e Real Valladolidit me rezultat 2 me 0.
Kiko i skuadrës mysafire shënoi autogol (83′) pasi ndërroi drejtimin e goditjes nga talenti Vinicius Jr duke e bërë të pandalshëm topin nga portieri Jordi Masip.
Goli i dytë u realizua nga Sergio Ramos vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. Kapiteni u tregua i saktë nga pika e bardhë duke gjuajtur topin në mes.
Penaltia u fitua nga ‘Los Blancos’ pas një goditje palejuar ndaj sulmuesit Karim Benzema.
Real Madridi tani ka kaluar në pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë, katër më pak se Barcelona në krye të tabelës, ndërsa Valladolidi qëndron në pozitën e tetë me një pikë më pak./arbresh.info/
Shikoni dy golat:
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...