Santiago Solari beson se asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin e tij dhe këmbëngul se do ta udhëheqë skuadrën në të tri frontet, La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit.
Megjithëse ngel shtatë pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligës, Barcelonës – e cila ndeshjen e mbetur të javës së 20 do ta zhvillojë ndaj Leganes sot në “Camp Nou” – trajneri Solari këmbëngul se do të luftojë për titull deri në fund, transmeton Gazeta Express.
Argjentinasi i bëri këto komente pasi e udhëhoqi Madridit drejt një fitoreje të rëndësishme 2-0 ndaj Sevillës të shtunën në “Santiago Bernabeu”.
Të bardhët i kanë kaluar dy teste të vështira ndaj Real Betisit dhe Sevillën, duke ia ngritur vetes vetëbesimin.
“Do të luftojmë në të gjitha garat deri në fund. Asgjë nuk është e pamundur për Real Madridin. Tri pikë gjithmonë vlejnë më shumë kur fitohen ndaj një rivali të drejtpërdrejt”, tha Solari.
Madridi është në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve dhe përballë do ta ketë Ajaxin. Ndërsa, në Kupën e Mbretit do të përballet me Gironën në fazën çerekfinale.
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...
Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër