Trajneri i Holandës, Danny Blind ka lënë jashtë skuadrës së përkohshme Wesley Sneijderin për ndeshjen kundër Bullgarisë.
Ylli i Galatasaray ka pasur probleme me lëndime së fundmi dhe siç duket nuk ka arritur të jetë i gatshëm për tu përzgjedhur në listën prej 27 lojtarëve, megjithëse Blind refuzon të përjashtoj atë përgjithmonë nga skuadra, transmeton portali arbresh.info.
“Kam lënë jashtë një numër të madh lojtarësh, përfshirë Sneijderin, sepse ata nuk janë 100 për qind të gatshëm ende”, shpjegoi Blind.
“Gjendja e mirë është kërkesa kryesore kur dëshironi të luani për skuadrën kombëtare”
“Ne do të shikojmë rreth situatave të tyre gjatë 10 ditëve të ardhshme dhe do të shohim për skuadrën finale”
Holanda, e cili i përket Grupit A, udhëton në Bullgari më 25 mars, para ndeshjes kundër Italisë tri ditë më vonë./arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...