Trent Alexander-Arnold ka qenë heroi i Liverpoolit në ndeshjen e sotme ndaj Leicesterit që, “The Reds” e fituan minimalisht 1-0.
Ai shënoi një gol të bukur për fitoren e Liverpoolit, ku tashmë skuadrës së tij i duhet vetëm edhe një tjetër triumf për t’u shpallur kampion për të 20-tën herë në Angli, shkruan Arbresh.info.
Për mosangazhimin në lojë të anësorit të Liverpoolit është shkruajtur shumë në Angli kohëve të fundit duke e lidhur me një transferim të mundshëm me Real Madridin.
Këtë situatë e ka komentuar trajneri i klubit, Arne Slot.
“Do të ishte qesharake nëse dikush pretendon në mos angazhimin e tij ndaj këtij klubi”, tha ai.
“Të gjithë titujt duhet të jenë për Arnoldin që shënoi këtë gol dhe të gjitha momentet e jashtëzakonshme që ai ka dhënë për këtë klub futbolli ndër vite”, shtoi tutje Slot.
Arnold është në fundin e kontratës me Liverpoolin dhe shumë media kanë raportuar se verës ai do të jetë lojtar i Real Madridit, por festa e tij tek goli i sotëm shtoi pikëpyetje lidhur me këtë situatë./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit