Skuadra e Arsenalit është helmuar nga ushqimi në Kinë.
Per Mertesacker dhe Olivier Giroud nuk ishin në gjendje të marrin pjesë në barazimin 1 me 1 kundër Bayern Munichut, transmeton portali arbresh.info.
Sead Kolasinac startoi në këtë takim por është detyruar të largohet pas vetëm pesë minutave pasi vjelli në fushë. Arsenali siguroi fitore në penalti, por ata ishin më shumë të shqetësuar rreth numrit të lojtarëve që u helmuan.
Theo Walcott dhe Aaron Ramsey nuk ishin gjithashtu në gjendje të mirë por arritën luanin për një kohë. Po ashtu, edhe stafi prapa skuadrës është duke vuajtur nga i njëjti problem.
“Ne kemi një virus në kamp”, tha Wenger. “Doktorët mendojnë se është helmim me ushqim. Mertesacker dhe Giroud janë të sëmurë. Kolasinac ishte i sëmurë. Theo Walcott dhe Aaron kanë pasur gjithashtu probleme. Nuk e di se çfarë kanë ngrënë ata”./arbresh.info
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...