Gjilani është eliminuar në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll duke u mundur nga Ferizaj me shifrat 1:0, përcjellë arbresh.info.
Tifozët e Gjilanit, ‘Skifterat’ janë çuar në këmbë kundër trajnerit Arbnor Morina.
Faqja e ‘Skifterave’ në rrjetin social Facebook ka zbuluar se Morina gjatë pushimit në mes pjesëve nuk ka qëndruar me lojtarët, mirëpo në bankën rezervë.
“Nuk kemi pa ndonje rast ne ndonje ndeshje futbolli kur ne çerekfinale, duke humbur nga kundershtari , trajneri i ekipit te qendroj ne bankine gjate pushimit 15 minutesh.
A nuk duhej te ishte trajneri prane lojtareve apo nuk ishte qellimi rezultati pozitiv ?
Kush e di , edhe kjo perben mister ne vete njejte si zhvendosja e zhvillimit te ndeshjes ne nje qytet tjeter.”, shkruhet në faqen e ‘Skifterave’. /arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...