Situata në grupin B pas barazimit të Kosovës me Greqinë

23:44 | 5 Shtator 2021

Kombëtarja e Kosovës në fundin e takimit siguroi një pikë në shtëpi ndaj Greqisë.

“Dardanët” falë golit të Vedat Muriqit barazuan në fund të ndeshjes ndaj grekëve.

Pas këtij barazimi, Kosova që renditët në grupin B për kualifikimet në Kupën e Botës renditët në pozitën e tretë në tabelë.

Para Kosovës, ndodhen Suedia e dyta me nëntë pikë dhe Spanja që është lider me 10 pikë.

Ndërkohë, Greqia dhe Gjeorgjia renditën në pozitat katër dhe pesë me tre, respektivisht një pikë.

Takimi i radhës për Kosovën është kundër Spanjës me 8 shtator në “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara