Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie thekson se Xavi ka qenë çelësi i kthesës së ekipit pas zhgënjimeve kundër Interit dhe Real Madridit.
Barcelona është rikthyer me stil pas humbjes në “El Clasico” me një fitore 3-0 ndaj Villarrealit e ndjekur nga triumfi 4-0 ndaj Athletic të dielën.
Kessie pranon se skuadra është prekur nga zhgënjimet e tyre të fundit, por lë të kuptohet se Xavi dhe ekipi i tij meritojnë meritën për rikthimin e besimit në “Camp Nou”.
“Pas një jave të vështirë skuadra u ndikua, por ne treguam karakter dhe vullnet për t’i bërë gjërat mirë. Nëse jemi rikthyer kështu, atëherë kjo është edhe falë Xavit dhe stafit, të cilët kanë ditur të gjejnë zgjidhjen dhe të rikthejnë moralin dhe motivimin në ekip”-tha Kessie./SS/
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...