Talenti i Arsenalit, Ethan Nwanerit pritet t’i bashkohet Marseilles në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Siç raporton DailyMail, ai pritet të mbërrijë në Marsejë të mërkurën për të finalizuar huazimin e tij nga Arsenali, shkruan Arbresh.info.
Talenti anglez ka qenë gjithashtu në radarët e Crystal Palace, të cilët në javët e fundit kanë pyetur për mundësinë e lirimit të tij në formë huazimi.
Megjithatë, Arsenali më herët kishte dhënë sinjale se do ta mbante të paprekur skuadrën gjatë këtij sezoni.
Nwaneri ka pasur hapësira të kufizuara te “Topçinjtë”, duke regjistruar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat dhe ende nuk ka startuar asnjë ndeshje në Premier League këtë edicion.
Huazimi te Marseille pritet t’i ofrojë më shumë minuta dhe vazhdimësi në një kampionat konkurrues./Arbresh.info
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...