GO+ Peja ka pësuar disfatë të thellë nga Iraklisi në ENBL me rezultat të thellë 122-80, sfidë kjo e pesta për pejanët në këtë kompeticion.
Verdhezinjtë e nisen ndeshjen dobët duke pësuar në çerekun e parë 31-20, pastaj grekët e kontrolluan lojën duke vazhduar ta thellojnë edhe më shumë epërsinë.
Çereku i fundit ishte fatal për pejanët ku pësuan me 17 pikë diferencë dhe rezultati final shkoi në -42.
Më i dalluari në fitoren e grekëve ishte Davis me 23 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Smith me 22 sosh dhe Wright-Foreman që shtoi 19 tjera.
Tek Peja u dalluan Flatten me 23 pikë dhe Edwards me 14 sosh.
Kjo ishte disfata e katër për Pejën krahas një fitore, derisa Iraklisi arriti triumfin e gjashtë dhe ka vetëm një humbje, ku ndodhet në pozitën e parë në grupin C./Arbresh.info
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë