Atletico Madridi e pret në shtëpi nesër Interin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Një ditë para kësaj përballje në konferencë për media ka dal trajneri, Diego Simeone, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për një të ardhme të mundshme të udhëheq klubin e Interit.
Ai nuk e përjashtoi këtë mundësi.
“Nuk varet vetëm nga unë, por gjatë karrierës sime si trajner e imagjinoj veten që një ditë ta drejtoj Interin.”
“Besoj se një ditë do të ndodhë”, u shpreh Simeone.
Kujtojmë se Diego Simeone mori drejtimin e Atletico Madridit në dhjetor të vitit 2011 dhe pati suksese të jashtëzakonshme, duke fituar La Ligan, dy herë finalist Liga e Kampionëve, fitues i Superkupës së Evropës./Arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare