Sigal Prishtina ka fituar derbin e javës së katërt të Superligës së Kosovës duke mundur Trepçën në Mitrovicë me shifrat 76:82 (15:25, 19:26, 21:17, 21:14).
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë, që e fituan 15:25, derisa me lojë të ngjashme vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të ngritur epërsinë, ku shkuan në pushim me rezultat 34:51.
Në pjesën e dytë, mitrovicasit tentuan të rikthehen, por vetëm ngushtuan epërsinë, për të mos arritur rikthimin dhe në fund Sigal Prishtina triumfoi 76:82.
Te mitrovicasit, Samuel Hunter shënoi 16 pikë, Desmond Cambridge Jr 17 dhe Malik Johnson 15, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Jalen Moore me pikë e shtatë asistime.
Trepça ka dy fitore e dy humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e një humbje./rtk/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...