Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren stinorin e ri në ENBL, duke e mposhtur me rezultat 90-79 skuadrën norvegjeze Gimle, në takimin e grupit B.
Kryeqytetasit nuk e nisën mirë takimin pasi e humbën çerekun e parë 13-18, mirëpo u rikthyen për të shkuar në epërsi me tri pikë në pjesën e parë, 36-33, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë, Prishtina e mbajti këtë ritëm dhe në fund triumfoi me 11 pikë diferencë.
Më i dalluari në këtë sfidë tek bardhekaltrit ishte Burns me 30 pikë, teksa lojë të mirë bën edhe Bailey që pati 16 sosh dhe Polloshka shtoi edhe 15 tjera.
Tek norvegjezët Johnson luajti me double-double prej 19 pikësh e 10 kërcimeve, teksa shtoi edhe tri asistime.
Prishtina takimin e radhës në ENBL e luan ndaj Brussels Basketball në udhëtim me 8 tetor./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar