Sigal Prishtina dhe Peja janë dy skuadrat kosovare që do të marrin pjesë në Ligën Evropiane të Veriut në Basketboll e njohur si ENBL.
Ky është sezoni i pestë i kësaj lige dhe fillon me 23 shtator të këtij viti në në Groningen të Holandës, në Kapfenberg të Austrisë dhe në Ëeissenfels të Gjermanisë, shkruan Arbresh.info.
Dy skuadrat kosovare kanë mësuar kundershtarët që do t’i kenë në fazën e grupeve.
Sigal Prishtina e cila ka qenë edhe më herët pjesë e kësaj lige është në vazon e dytë do të ketë përball BK Opava (Çeki), Brussels Basketball (Belgjikë), Tindastoll (Islandë), Gimle Basket (Norvegji), Slovan Bratislava (Sllovaki), Manchester Basketball (Angli), Keila Coolbet (Estoni) dhe Croatia Team 2.
Kurse Peja e cila debuton në këtë ligë këtë sezon është në vazon e tretë dhe do ndeshet me kundërshtarë si Iraklis BC (Greqi), Neëcastle Eagles (Angli), BC Spartak Pleven (Bullgari), BK Olomoucko (Çeki), Dziki Ëarszaëa (Poloni) dhe KK Dubrava (Kroaci).
Nga 4 marsi nis faza e eliminimit direkt, ku në 1/8 e finales kalojnë katër ekipet më të mira të secilës vazo.
Ndërsa “Final Four” do të luhet nga data 21-23 prill, ku vendi ende nuk është konfirmuar.
Sigal Prishtina lojën e parë e luan ndaj Gimle Basket me 1 tetor në “Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet. Ndërsa pejanët takimin e parë e luajnë me 14 tetor në “Karagac” ndaj Riga Zellit./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë