Juventusi duhet të paguaj 120 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos pasi 100 milionë euro shkojnë te Real Madridi, ndërsa 20-25 milionë euro te agjenti Jorge Mendes.
Sipas një raporti nga ‘Sport Mediaset’, Mendes ka rënë dakord për të zbatuar vendimin e Real Madridit nga marrëveshja e thjeshtë e nënshkruar në janar që i lejon Cristiano Ronaldos të largohet te një klub jo rival për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Si shpagim, reprezentuesi do të fitoj 20-25 milionë euro në komisione të ndryshme.
Sigurisht se kjo nuk është hera e parë që Juventusi është detyruar të paguaj komisione masive te lojtarët e nënshkruar me çmime të vogla.
Mino Raiola pranoi një shumë madhështore kur Paul Pogba kaloi nga një agjent i lirë për 105 milionë euro te Manchester United, ndërkohë që Emre Can i kushtoi rreth 16 milionë euro madje edhe pse kontrata e tij me Liverpoolin kishte skaduar.
Nëse këto shifra janë të sakta, Cristiano Ronaldo do të kushtoj të paktën 120 milionë euro, ndoshta deri në 150 milionë euro, duke mos përmendur pagën prej 30 milionë euro që superyllin e dëshiron në kontratën e tij katër vjeçare./arbresh.info/
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...