Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar disfatë mbrëmjen e së premtes nga Gjeorgjia, me rezultatin 3:1, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2026”, që do të organizohet në Letoni dhe Lituani.
Ndeshja e zhvilluar në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë ka shënuar një tjetër humbje për “Dardanët”, të cilët tashmë e kanë humbur mundësinë për t’u kualifikuar për turneun evropian. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Mërgim Dervishaj.
Në takimin e parë ndaj Gjeorgjisë, që ishte zhvilluar më 13 dhjetor në Tbilisi, Kosova gjithashtu ishte mposhtur me rezultatin 3:1.
Pas katër ndeshjeve, Kosova mban vendin e tretë në grup me tri pikë, duke lënë pas Bullgarinë, që nuk ka asnjë pikë. Në krye të grupit janë Franca dhe Gjeorgjia, secila me nga nga dymbëdhjetë pikë.
Dueli i fundit për këtë fazë të kualifikimeve për Kosovën do të zhvillohet më 16 prill në udhëtim te Bullgaria, ku do të përpiqen të mbyllin kampanjën e tyre kualifikuese. Ndeshja do të luhet nga ora 17:00./rtk
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi