Sot shtatë vjet Majlinda Kelmendi i solli Kosovës medaljen e parë Olimpike me një triumf historik në Rio de Janeiro.
Driton Kuka ishte trajneri i saj, transmeton Arbresh.info.
Kuka ka postuar një reagim emocionues në përvjetorin e kësaj medalje.
Ai i ka përmendur sukseset e Majlinda Kelmendit nën drejtimin e tij dhe misionin përfundimtar që ishte medalja e artë.
“Kampione Evropiane 4 herë. Kampione Botërore 2 herë por… Gjithmonë kishte një Por nga njerëzit kudo që takonim! Por Olimpiada ishte gjithmonë komenti dhe kishin të drejtë, megjithatë Olimpiada është e veçanta! Sot 7 vjet erdhi e arta Olimpike ajo që mungonte dhe tashmë i kishim të gjitha medaljet e arta që mund të fitohen në sport! Ajo ditë e madhe në Rio de Janeiro! E madhe për Kosovën e Shqiptarët anembanë Botës! U nis në Rio vazhdoj në Tokio, dhashtë Zoti tutje me tjera medalje Olimpike”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që pas Majlindës me medalje të artë janë stolisur edhe Nora Gjakova e Distria Krasniqi./Arbresh.info/
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...