Shqipëria do të përfaqësohet në Europianin e Peshëngritjes me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër.
Federata Europiane konfirmoi listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht.
Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror.
Fakti që Federata e Peshëngritjes është pa president dhe data e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri ende nuk është përcaktuar, apo edhe që ndërkombëtarët i hoqën Shqipërisë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian, nuk e ka penguar sportin e peshëngritjes të ketë përfaqësuesit e saj.
Ndërkohë pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në europian, do të jenë Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj do të jenë Romario Avdiraj, Arber Çercizi, Briken Çalja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj si dhe Krenar Shoraj.
Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill, në Bukuresht të Rumanisë.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...