Futbollisti i ri i kombëtares së Kosovës, i cili u prezantua disa javë më parë nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Veldin Hoxha po jep sinjale pozitive tek skuadra e tij Rubin Kazan.
Ndërkohë në formë të lartë këtë nisje të sezonit është edhe Mirlind Daku, i cili ka rinovuar kontratën me këtë klub, shkruan Arbresh.info.
Sot dy futbollistët ishin protagonist në barazimin e Rubin Kazanit me Zenitin e Shën Petersburgut.
Zeniti ishte duke fituar 2-0, derisa në skenë dolën dy shqiptarët. Fillimisht, ylli i ri i Kosovës, Veldin Hoxha ngushtoi epërsinë në minutën e 47-të.

Ndërkohë në minutën e fundit të kohës së rregullt, Mirlind Daku barazoi rezultatin dhe nuk lejoi që skuadra e tij të mposhtet.

Për Veldinin ky ishte goli i dytë në këtë edicion të ri në kampionatin rus në po aq ndeshje të luajtura. Ndërkohë Daku gjeti rrjetën për herë të parë këtë sezon krahas një asistimi./Arbresh.info
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...