Shqipëria e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian për futbollistët deri në 17 vjet.
Ndeshjen e luajtur në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, Shqipëria U17 e humbi thellë 4:0 nga Portugalia të hënën.
Ndeshja Shqipëri U17 – Portugali U17, i takoi Grupit A.
Rafael Jose Mestre Quintas në minutën e 36-të shënoi golin e parë. Ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë portugezët realizuan edhe plot tre gola tjerë.
Mateus Souto Mide në minutën e 68-të shënoi nga penalltia për 2:0, kurse për rezultatin 3:0 u përkujdes Anisio Claudio Fernandes Reis Cabral.
Ai shënoi në minutën e 81-të, derisa golin e katërt në minutën e 92-të e shënoi Tomas Alves Soares.
Shqipëria merr pjesë në Evropian si nikoqire. Pas tri xhirove në fazën grupore, gjysmëfinalet zhvillohen më 29 maj në Elbasan e Tiranë. Finalja është më 1 qershor në Tiranë./Arbresh.info
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...