Kombëtarja shqiptare e Volejbollit për femra fitoi 3-1 me përmbysje ndaj Bjellorusinë në takimin e tretë në Grupin A dhe i mbyll në vendin e dytë kualifikueset e Ligës Europiane, pa mundur të vijojë në raundin tjetër.
Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Altin Mërtiri për arsye pikaverazhi kanë humbur mundësinë për t’u renditur si ekipi i dytë më i mirë.
Seti i parë ishte më i mirë për vajzat bjelloruse që arritën të triumfonin 25 – 22. Me të njëjtat shifra u kundërpërgjigj Shqipëria në setin e dytë, duke fituar optimizmin për vazhdimësinë e përballjes.
Emocionet në “Feti Borova” arritën pikën kulminante në fund të setit të tretë, kur vajzat shqiptare edhe pse ishin në avantazh 24 – 21, u barazuan 24 – 24, por falë blloku të shtatlarteve Bici dhe Thaka arritën të merrnin dy pikë radhazi duke e fituar këtë set me vështirësi 26-24.
Shqipëria tregoi superioritet edhe gjatë setit të katërt duke kryesuar në fund 23–19, por Bjellorusia realizoi katër pikë radhazi me tabelën elektronikë që shënonte 23 – 23. Gjithsesi, një bllok i suksesshëm i Marinës e më pas një sulm i Bjellorusisë që përfundoi jashtë i dha fitoren 25- 23 Shqipërisë, që e fitoi të gjithë ndeshjen 3-1 me sete.
Për përfaqësuesen shqiptare spikati sulmuesja kryesore Erblira Bici, e cila ishte më e sakta jo vetëm në gjuajtje por edhe në bllok.
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...