Të Suela Mëhilli dhe Erjon Tola do të jenë dy sportistët kuqezinj që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut.
Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pat shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat e lejuara, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi në Olimpiadë.
Ashtu si dhe 4 vite më parë, në Sochi, Shqipëria do të ketë vetëm skiatorët Tola e Mëhilli, që do të garojnë në disiplinën e skive alpine.
KOKSH, përmes një komunikate për shtyp, bën me dijë se më datën 2 shkurt, në Presidencë, do të zhvilohet ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi nga ana e Presidentit të Republikës, z.Ilir Meta.
Pritet që këtë herë flamurin ta mbajë skiatorja Suela Mëhilli.
https://www.facebook.com/olimpikshqiptar/posts/1728317067211637
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...