Rreth 200 mijë kërkesa ishin për bileta në ndeshjen Shqipëri – Serbi, sipas një njoftimi të disa ditëve më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Tashmë kanë filluar që njerëzit t’i fitojnë biletat për këtë sfidë, të cilat shpërndahen me short nga FSHF-ja, shkruan Arbresh.info.
Por jo të gjithë ata “fatlumë” janë duke i ruajtur biletat për ta parë këtë sfidë me shumë rëndësi për vete.
Disa kanë vendosur që ato t’i shesin në tregun e zi.
Çmimet në tregun e zi po variojnë nga 350 euro për copë deri në 600 euro.
Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm duke marrë parasysh kundërshtarin. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info


Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...