Luis Figo e ka këshilluar Interin që mos të shes Mauro Icardin.
Ditë më parë u përhapën disa lajme se sulmuesi argjentinas kishte kryer testet mjekësore te Real Madridi, por kjo u përgënjeshtrua më vonë.
“Icardi te Reali? Është e qartë se kjo nuk do ishte e mirë për Interin apo futbollin italian që të humbet një lojtar të madh”, ka thënë Figo për Corriere della Sera.
“Gjithsesi klubet kanë politikat dhe projektet e veta, pra Interi do të marrë vendimet e veta”.
“Scudetto? Shpresoj se Interi do ta fitojë. Juventus dhe Napoli janë të fortë, por shpresoj të shikoj një betejë mes triave dhe Interi të kthehet për Scudetto”.
“Pas Real Madridit, kisha shanse të luaja prapë në një nivel të madh. Kur erdha, Interi filloi të fitonte dhe ishte diçka e shkëlqyer”.
“Raporti im me fansat është i madh, Milano gjithmonë do të jetë një kujtim i mirë”, ka shtuar portugezi.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...