Shpëtim Babaj ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të klubit tek Prishtina e Re.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Babaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re.”
“Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar.”
“Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës. Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit.”
“Falenderoj drejtuesit për besimin qe kishin dhe vazhdonin ta kishin tek une , si dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe.”
“KF Prishtina e Re ka potencial te madhe për të arritur objektivat e veta, nëse sigurohet qartësi, stabilitet dhe bashkimi në të gjitha strukturat.”
“Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re dhe progresit të klubit.”
“Falenderim i veqant shkon për kryetarin Rrustem Pacollin dhe gjithe kryesin e klubit”, ka shkruar ai.
Babaj e mori drjetimin e klubit pas largimit të Elon Berishës, por nuk pati ecuri të mirë të rezultateve./Arbresh.info
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...