Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.
Të udhëhequr nga Antonio Conte, Napoli ka mposhtur Leccen me rezultat minimal 1-0, për të vazhduar kryesimin të vetëm në Serie A.
Një nga më të mirët në këtë sfidë ka qenë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Prishtinasi shkëlqeu në qendër të mbrojtjes së Napolit.
Ai u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A.
Përveç Rrahmani në mbrojtje janë edhe Di Lorenzo i Napolit, Mario Kempf i Comos dhe Nuno Tavares i Lazios.
Në mesfushë janë Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Eduardo Bove dhe Kyriakopoulos derisa në sulm i vetëm është Mario Retegui. /Telegrafi/
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare