Marc Marquez me Honda fitoi sot garën e Aragon (Spanjë) në Moto GP, duke marrë edhe kreun e renditjes, në përfundim të një gare ku piloti spanjoll rikuperoi 5 pozicione.
Një triumf i merituar i spanjollit, që la pas rivalët e tij për titull, në një garë të hapur deri në fund. Në podium u ngjitën edhe dy pilotë të tjerë spanjollë, Dani Pedrosa me Honda i dyti si dhe Jorge Lorenzo me Ducati i treti. Pra, pilotët vendës e dominuan këtë garë, teksa edhe në vendin e katërt u klasifikua një tjetër spanjoll, Maverick Vinales me Yamaha, që la pas shokun e skuadrës Valentino Rossi, i pesti.
Gara nis mirë për Lorenzo, që merr menjëherë kreun e renditjes pas startit të saj, ndërkohë që nuk është aq i shpejtë sa në prova Vinales, që humbet terren dhe lëson kreun. Në vështirësi duket edhe Dovizioso, që asnjëherë nuk arrin të duelojë me pilotët e kreut dhe humbet kontaktin me kryesuesit. Reziston Rossi, që 24 ditë pas operacionit në këmbë duelon sa mundet me pilotët e kreut, duke bërë një garë të mirë. Rikuperon terren me kalimin e xhirove edhe spanjolli tjetër i Honda, Dani Pedrosa, që në fund do të nisë edhe një duel me shokun e skuadrës Marc Marquez për kreun.
Pilotët ndryshojnë disa herë pozicionet në xhirot e fundit, por Marquez, pasi merr kreun e garës, nuk e lëshon më atë, ndërkohë që shkëptuet ndaj dyshes Pedrosa-Lorenzo, që thjesht duelojnë për podiumin. Kjo treshe garon e shkëputur nga të tjerët, me Vinales që parakalon Rossin dhe renditet i katërti, para italianit. Ai që zhgënjeu në këtë garë është Andrea Dovizioso me motorin tjetër Ducati, që e mbylli garën në vendin e 7-të dhe lëshon kreun. Triumfi në këtë garë ishte thelbësor për Marquez, që tani ka 16 pikë epërsi karshi Dovizioso në renditjen e përgjithshme dhe 28 pikë kundrejt Vinales, i treti. Gara e radhës, më 15 tetor, në pistën japoneze të Motegi.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...