Evertoni ka konfirmuar se Sam Allardyce është larguar nga roli i trajnerit të klubit.
Në një komunikatë për media, Evertoni e ka falënderuar Allardycen për punën e tij në klub, duke theksuar se ai nuk ishte pjesë e planit afatgjatë të klubit.
Shefi ekzekutiv i Evertonit, Denise Barrett-Baxendale, ka thënë: “Në emër të kryetarit, bordit të drejtorëve dhe Mishirit, dua ta falënderoj Samin për punën që e ka bërë në Everton gjatë shtatë muajve të kaluara. Sam u soll në klub në një kohë sfiduese sezonin e kaluar për të na ofruar qëndrueshmëri dhe ne i jemi mirënjohës për këtë”.
“Megjithatë, kemi marrë vendim që, si pjesë e planit tonë afatgjatë, do ta emërojmë një trajner të ri këtë verë”, shtoi ai. /arbresh.info/
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia