Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Konferencës midis Romës dhe Feyenoordit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kjo garë u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.
Njëra nga ekipet do të mund ta fitojë trofeun, por nga ana financiare do të përfitojnë të dyja.
Fituesi i Ligës së Konferencës do të përfitojë 5 milionë euro, ndërsa skuadra tjetër finaliste e cila do të shpallet nënkampion fiton 3 milionë euro.
Prej vitesh, Roma dhe Feyenoordi nuk kanë fituar një trofe evropian dhe finalja në Tiranë do shfrytëzohet nga të dyja ekipet për të shkruar historinë në këtë garë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...