Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, është duke pasur një sezon jo edhe aq të mirë në fanellën e Chelsea.
Reprezentuesi spanjoll filloi karrierën e tij në Londër, shumë mirë duke shënuar nëntë gola në tetë ndeshjet e para, por problemi me shpinë është duke i shkaktuar probleme të mëdha.
Por, legjenda e Milanit dhe ish sulmuesi i Chelsea, Andriy Shevchenko e di se çfarë duhet të bëj Morata, për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

“Unë e kam përcjellur mjaftë shumë atë. Ai ka shumë shanse, por unë mendoj se ai duhet të përmirësojë finalizimin”, tha Shevchenko.
“Është mirë kur një sulmues ka shanse, është shumë pozitive. Shanset duhen për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar ekipin që të fitojë”, shtoi legjenda ukrainase.
Shevchenko ka folur për edhe trajnerin italian, Antonio Conte, duke thënë se ai është një trajner shumë i mirë dhe se duhet të vazhdojë si trajner i Chelsea.
Vlen të theksojmë se Shevchenko ishte transferuar në Chelsea në vitin 2007 nga Milani, por kishte dështuar të lë gjurmë në futbollin anglez. /arbresh.info/
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...