Andriy Shevchenko ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij në AC Milan, Gennaro Gattuson për ndryshimin e gjërave te “Rossonerët” qysh pas zëvendësimit të Vincenzo Montellas.
Pavarësisht investime të mëdha në klub duke transferuar yjet si Leonardo Bonucci, Hakan Calhanoglu dhe Andre Silva, AC Milani dështonte për të arritur potencialin e tyre të mëparshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Rino [Gattuso] i ka ndryshuar fytyrën Milanit”, ka thënë fillimisht ai për ‘Gazzetta dello Sport’. “Ai i ka kthyer atyre identitetin si dhe ndjenjën e përkatësisë. Ai dëshiron që lojtarët e tij të jenë më kompetitiv dhe agresiv, ai ishte ashtu si një lojtar, prandaj nuk jam i befasuar”
“Ai është një person që nuk dorëzohet, madje as një milimetër. Rino nuk ka frikë nga asgjë, atij i është dhënë shansi dhe është duke shfrytëzuar atë”
“Shpresoj të dërgoj AC Milanin në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, edhe pse një derbi ndërmjet Dynamo Kiev dhe Milanit nuk do të ishte i lehtë për mua”
Milani tani është i pamposhtur në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet derisa ata vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen kundër Arsenalit./arbresh.info/
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00
Kurti: Dil dhe voto, mos e le për moment të fundit – J...
Përditësohen të dhënat, deri tani kanë votuar mbi 583 mijë q...
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media