Zëvendëskryeministri rus, Vitaly Mutko, i cili gjithashtu është edhe kryetar i Unionit të Futbollit rus, është ndaluar që të rikandidojë për Këshillin e FIFA-s.
Mutko tha se ai do ta apelojë këtë vendim, shkruan rel.
Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pasi burime nga FIFA i thanë mediave se Mutko ka dështuar të kalojë testin e kryer nga komisioni për shqyrtim i FIFA-s.
Mutko i ka thënë agjencisë Tass se një kriter i ri i “neutralitetit politik”e ka ndaluar atë që të fitojë postin, duke shtuar se vendimi nuk do të ndikojë në përgatitjet e Rusisë për mbajtjen e Kupës së Botës më 2018.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...