Petra Kvitova dhe Venus Williams kanë eliminuar dy emra të rëndësishëm të tenisit, si Garbine Muguruza dhe Carla Suarez Navarro, në US Open.
Tenistja çeke dhe ajo amerikane tashmë do ta sfidojnë njëra-tjetrën në çerekfinale të këtij turneu.
Kvitova falë suksesit 2-0 ndaj spanjolles me origjinë venezueliane, Garbine Muguruza u kandidua për të qenë numri 1 i botës në klasifikimin e WTA, transmeton SS.
Ndërkohë, në moshën 37 vjeçare, motra e madhe e familjes Williams, Venus, mposhti spanjollen tjetër, Suarez Navarro.
Nga ana tjetër, në Flushing Meadows është eliminuar e rikthyera Maria Sharapova e cila u mposht në set final nga letonezja Anastasija Sevastova.
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hot...
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...