Ylli me prejardhje kosovare, Xherdan Shaiqiri pritet të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë.
32-vjeçari është futbollisti më i paguar në MLS të Shteteve të Bashkuara, mirëpo e ardhmja e tij pritet të jetë një rikthim në futbollin evropian, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur portali grek “SDNA” të cilët kanë raportuar se skuadra Panathinalkos ka shprehur interesim për kartonin e yllit zviceran.
Klubi nga Athina e ka bërë Shaqirin objektivin e tij kryesor.
Xherdan Shaqiri nuk pati minutazhë të mjaftueshme në Euro 2024, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë në ato pak minuta sa luajti./ Arbresh.info/
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...