Zvicra barazoi 1:1 me Italinë, të premten mbrëma në Romë.
Kështu kualifikimi në Botëror do të përcaktohet në ndeshjet e fundit të grupit, pas tri ditësh.
Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar i Lyon, ishte i zemëruar pas ndeshjes.
Ai tha se penalltia që u dha kundër tyre, thjesht nuk ishte penallti.
Në fund, sipas tij, Zvicra meritoi barazimin, pasi Jorginho dështoi në fund nga pika e bardhë.
“Në lojë jemi paraqitur me plan. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E kemi merituar këtë barazim”, tha Shaqiri.
“Penalltia ishte pak qesharake për mua, por është pjesë e futbollit”.
“Çdo gjë është ende në dorën tonë. Nga kjo pikë e vështrimit, mund të jemi të kënaqur. Bullgaria duhet të mposhtet së pari. Jam i bindur se shumë tifozë do të vijnë në stadium”.
Me fitore të Zvicrës ndaj Bullgarisë dhe të Italisë ndaj Irlandës së Veriut, goldallimi do të vendoste nëse Italia apo Zvicra do të jetë në vend të parë në grup.
Për dy gola aktualisht goldallim më të mirë ka Italia. /GE/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s