Xherdan Shaqiri ka filluar fazën përgatitore me Baselin, duke lënë të kuptohet se synon të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin zviceran edhe në sezonin e ri.
Pas rikthimit nga SHBA, ai e udhëhoqi skuadrën drejt fitimit të titullit të kampionit dhe triumfit në Kupën e Zvicrës.
Së fundmi, ish-trajneri i Baselit, Fabio Celestini, mori drejtimin e CSKA Moskës dhe gazeta Blick e pyeti Shaqirin dhe drejtuesit e klubit për këtë zhvillim.
Shaqiri ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi ku është kapiten dhe lider.
“Për momentin nuk ka para që më largojnë nga Baseli. Ndihem komod këtu, ashtu si e kemi parë në edicionin e kaluar”, ka thënë Shaqiri.
Por ai nuk ka kritikuar Celestinin për kalimin në Rusi.
“Fabio me vetëdije zgjodhi rrugën e tij dhe duhet të respektohet kjo. Kalimi në Moskë me gjasë është zgjedhje e duhur për të. Qartë se do të bëj punë të mirë atje”, ka shtuar Shaqiri. /Telegrafi/
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë