Shala për kalimin tek Feronikeli ’74: Gjithmonë e kam pas ëndërr, është klubi i qytetit tim – dua ta rikthej aty ku i përket

22:12 | 1 Mars 2026
D.H

Ish-futbollisti i kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, Herolind Shala ka bërë një rikthim tek skuadra nga e ka vetë ai prejardhjen.

Nikli luan në Ligën e Parë të Kosovës, dhe synim ka inkuadrimin në Superligën e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Me Shalën në skuadër, përvoja nuk mungon.

I ftuar në emisionin sportiv Favorit në T7, Herolind Shala ka folur për transferimin e tij tek klubi i qytetit.

“Gjithmonë e kam pas ëndërr me u rikthy te Feronikeli ‘74, është klubi i qytetit tim, dua ta rikthej aty ku i përket”, tha ai.

Aktualisht, Nikli është i dyti në tabelë pas Vushtrrisë lidere. Kujtojmë se dy pozitat e para në tabelë inkuadrohen direkt në Superligën e Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme