Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka zhvilluar një super sezon tek Elversbergu në Bundesliga 2.
Ai ka qenë i huazuar deri në fund të këtij sezoni nga Hoffenheimi, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi dardan luajti 37 ndeshje, dhe realizoi 19 gola e 10 asistime.
Falë super paraqitjeve atij iu dyfishua vlera, nga faqja e specializuar e lojtarëve, Transfermarkt. Ai në fillim të këtij sezoni pati vlerën 4 milionë euro.
Teksa në përditësimet e fundit vlera e tij ka shkuar në tetë milionë.
Për kartonin e tij janë interesuar shumë skuadra të Bundesligës, mbetet të shihet nëse Asllani do të kaloj tek ndonjë skuadër me emër.
Fisnik Asllani këtë edicion ka luajtur disa ndeshje edhe me Kosovën, ku së fundmi ka shënuar edhe gol në miqësoren e fundit ndaj Komoreve./Arbresh.info

Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...