Me borxhin që mendohet të jetë afër 100 milionë euro, Sevilla seriozisht rrezikon falimentimin, respektivisht humbjen e futbollistëve më të mirë që ka në skuadër.
Tashmë futbollistët e Sevillës po kërkohen nga ekipet spanjolle e ato nga top ligat Evropiane, pasi shihet si mundësi shumë e mirë për t’ia marrë ajkën kësaj skuadre.
Vlera e klubit aktualisht është rreth 200 milionë euro, ndërsa futbollistët më të shtrenjtë janë: Youssef En-Nesyri me 20 milionë, Lucas Ocampos, Bono, Gonzalo Montiel me nga 12 milionë euro dhe Marcosë Acuna dhe Rafa Mir me nga 10 milionë euro vlerë.
Me të bëmat në UEFA Europa League, pas Real Madridit dhe Barcelonës, Sevilla është ndër skuadrat më të njohura spanjolle.
Pesë herë e ka fituar titullin në Europa League kjo skuadër, dhe aktualisht është kampion në fuqi i kësaj gare./kk
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë