Ka përfunduar sezoni 2019/20 i Serie A me katër ndeshje të zhvilluar sot.
Genoa shpëtoi nga rënia falë fitores 3:0 ndaj Hellas Verona.
Vendasit shënuan tre gola kryesisht të lehtë në mbrojtjen e përgjumur të Veronas. Çuditërisht paraqitjet e fazës defanzive të ekipit ku paraqitet Amir Rrahmani deri para kësaj jave ishin në piadestalin më të lartë.
Antonio Sanabria (13’ 25’) dhe Cristian Romero (44’) vulosen fitoren dhe mbetjen në elitë për Genoan së paku edhe një sezon tjetër.
Gjithashtu, kjo ishte ndeshja e fundit e Rrahmanit me fanellën e Veronas pasi nga edicioni tjetër do luajë te Napoli.
Në anën tjetër, duke parë rezultatin pas 45 minutave të para në ndeshje e lartcekur, Lecce duket se nuk e kishte motivin e duhur për të marrë tre pikë në përballjen ndaj Parma pasi u mposht me rezultat 4:3
Lecce i bashkohet Brescias dhe Spal në Serie B sezonin e ri.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir