Kombëtarja serbe po përballet me shqetësime të mëdha përpara ndeshjes kyçe ndaj Shqipërisë më 11 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.
Dita e ndeshjes po afron dhe rëndësia e përballjes jetike, teksa lajmet nga kampi serb nuk janë aspak të mira për trajnerin Dragan Stojković.
Fillimisht, u konfirmua mungesa e dy titullarëve të padiskutueshëm Nikola Milenković në mbrojtje dhe Saša Lukić në mesfushë, të cilët janë të suspenduar për shkak kartonësh.
Por goditjet nuk ndalen këtu pai edhe mbrojtësi i ri i Leipzigut, Kosta Nedeljković, ka shqetësime fizike që po monitorohen nga stafi mjekësor dhe gjasat që të mungojë ndaj Shqipërisë janë të mëdha.
Sipas mediave serbe, stafi teknik është duke shqyrtuar mundësinë për të ftuar emra të rinj, për të mbushur boshllëqet në formacionin bazë.
Mes tyre përmenden Aleksandar Stanković, djali i ish-kapitenit Dejan Stanković, i cili po bën paraqitje premtuese në futbollin italian dhe Andrej Ilić, sulmuesi 22-vjeçar që ka spikatur me formën e tij të mirë në elitën e futbollit belg.
Megjithatë, përfshirja e elementëve të rinj në një ndeshje kaq vendimtare konsiderohet një rrezik i madh, por ndoshta i pashmangshëm për Serbinë në këto rrethana.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, pritet të jetë një nga më të ndezurat e grupit K, jo vetëm për shkak të pikëve në lojë, por edhe për rivalitetin historik midis dy vendeve.
Shqipëria është e dyta me tetë pikë në renditje por ka një ndeshje më shumë, teksa Serbia është e treta me shtatë sosh./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...