Drenica beson se nesër mund ta përmbysin rezultatin ndaj Prishtinës, ndeshje e vlefshme për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales të Kupës së Kosovës.
Kështu ka thënë trajneri Gani Sejdiu, në një prononcim për arbresh.info.
Sejdiu beson se forma e lojtarë është shumë e mirë sidomos pas dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit dhe skuadra është stabilizuar.
“Gjendja e lojtarëve është e mirë, normalisht janë pak të lodhur sepse vijnë pas një pauze të madhe, por sidoqoftë pas dy takimeve që vërtet kanë treguar formë të mirë dhe janë në gjendje shumë të mirë, pra ekipi është i stabilizuar”, tha fillimisht ai.

Ndërsa, i pyetur për përballjen ndaj Prishtinës, tekniku mitrovicas tha se do hyjnë në ndeshje të relaksuar dhe ka besimin se mund të përmbysin gjithçka.
“Besojmë në përmbysje sepse në futboll duhet me besu, është shumë vështirë sepse Prishtina e ka një rezultat shumë të mirë dhe dihet me çfarë ekipi cilësor është, mirëpo do të hyjmë të relaksuar në aspektin psikologjik, por me jep 100% sepse do ta provojmë më të gjitha forcat”, theksoi Sejdiu.
“Jemi të vetëdijshëm se e kemi një kundërshtar shumë të vështirë, por do të japim maksimumin sepse është obligim i yni”, shtoi në fund trajneri i skuadrës nga Skenderaji.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat bindës 3 – 0, në të mirë të “Bardhëkaltërve”, kurse nesër në ora 16:30 do zhvillohet ndeshja kthyese në Skenderaj./E.Bytyqi /arbresh.info.
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...