Trajneri italian asnjëherë nuk ka arritur që të jetë më i mirë se kundërshtari i tij në Manchester City dhe sot ka thënë se nuk ka ide se çfarë strategjie do të përdorë kundër tij në ndeshjen e së shtunës.
Pep Guardiola kurrë nuk ka humbur kundër Maurizio Sarri nga tri takimet e fundit dhe trajneri i Chelsea ka pranuar që ai është i pasigurt se do ta mposht Manchester City-in.
Pas 12 ndeshjeve pa humbje në fillim të sezonit-Sarri shënoi rekord si debutues në Premier Ligë-Chesea ka filluar të vuaj, ka humbur dy ndeshje dhe vendin e tretë dhe tashmë është 8 pikë larg liderëve City dhe Liverpool.
Fitorja të shtunën do ti kthente Chelsean në luftë për titull, por Sarri nuk di si të bëj taktika që ta mpsht skuadrën e Guardiolës.
“Nuk e di!”, ka qenë përgjigja e tij në konferencë për shtyp kur është pyetur për atë se si do ta mposhtë City-in.
“Kundër Guardiolas kam humbur të gjitha ndeshjet, kështu që nuk e di. Duhet të pyesni dikë tjetër”.
City hynë në këtë ndeshje i pamposhtur në Premier Ligë këtë sezon, pasi që ka fituar shtatë ndeshjet e fundit dshe Sarri beson që Guardiola ka skuadrën më të mirë në Europë.
“Ndeshja është shumë e rëndësishme për ne”, shtoi ai. “Ne e dimë që është një ndeshje e vështirë, ndoshta, kundër skuadrës më të mirë në Europë. Kështu që e dimë që është një ndeshje e vështirë”.
“Është bërë pothuajse e pamundur që ti mposhtni atë por gjithçka mund të ndodh”.
“Mendoj që ne po përmirësohemi, por edhe ata po përmirësohen, kështu që është e vështirë që ti përmirësojmë të gjitha hapësirat”.
“Ne e filluam sezonin mirë tani kemi disa vështirësi, është normale të kesh kur luan në këtë mënyrë”.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë