Chelsea ka rritur interesin e tyre për trajnerin e Napolit, MaurizioSarri, pasi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Italia në fund të sezonit.
59-vjeçari është një kandidaturë për të marrë drejtimin e Chelseatpër sezonin e ardhshëm.
Conte, i cili fitoi titullin e Premier Leagues gjatë sezonit të tij të parë, pritet të largohet nga klubi i Londrës pas një edicioni zhgënjyes, i cili është ankuar tek bordi drejtues për blerjet e lojtarëve.
Por Sarri tani është në “pole-position” pasi ka treguar dëshirën e tij për të lënë Napolin në fund të sezonit në kërkim të një aventure të re.
Napoli tashmë është në kërkim të dikujt që do të zëvendësojë Sarrin, pasi mund t’i bashkohet Chelseat për sezonin e ri.
Blutë aktualisht renditen në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, tetë pikë prapa rivalëve të tyre Tottenhamit.
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”