Stadiumi “Santiago Bernabeu” është duke marrë formë dhe në të po punohet intensivisht.
Klubi madrilen nuk ka dashur që të zbulojë shumë ndryshime nga ato që po kryhen në brendësi të impiantit, por ditën e djeshme, përmes një videoje, u zbulua një sekret.
Nuk është parë ndonjëherë që tapeti i stadiumit të largohet i ndarë në pjesë për t’u ruajtur në disa ambiente poshtë fushës dhe në kate të ulëta.
Diçka e tillë do të bëhet për të organizuar koncerte, për të vendosur pista akulli, fusha tenisi, basketbolli apo volejbolli në brendësi të këtij ambienti.
Diçka e tillë duket mahnitëse dhe “Bernabeu” i ri do të jetë më shumë si një qendër tregtare dhe jo vetëm si stadium.
Në klub mendojnë se do të jetë një mënyrë për të “sulmuar” krizën ekonomike.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...