Falë dy golave vonë të shënuara nga Leroy Sane dhe Raheem Sterling, Manchester City është larguar nga Veltins Arena me një fitore.
Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka siguruar fitore me rezultat 2 me 3 në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës së Schalkes, shkruan portali arbresh.info.
Nabil Bentaleb me dy golat nga penaltia (38′) (45′) përmbysi rezultatin pas golit të epërsisë së mysafirëve të shënuar nga superylli Sergio Aguero në minutën e 18′ të ndeshjes si pasojë.
Mirëpo, në minutat e fundit të ndeshjes në Gjermani, skuadra e Pep Guardiolas arriti t’i përgjigjet Schlakes duke shënuar dy gola për të përmbysur rezultat në 2 me 3.
Leroy Sane shënoi fillimisht për 2 me 2 në minutën e 85′, ndërsa goli i fitores u realizua nga Raheem Sterling në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Ndeshja kthyese zhvillohet më 14 mars në stadiumin Etihad./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje