
Alexis Sanchez
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez është shënjestër kryesore e Paris Saint Germain për transferim gjatë verës.
Reprezentuesi i Kilit ka ndalur negociatat për rinovim të kontratës me “Topçinjtë” duke ngjallur një numër të madh spekulimesh rreth të ardhmes së tij para përfundimit të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Arsenali është i vendosur për të mos shitur syperyllin e tyre derisa lideri në Liga 1 të Francës vazhdon negociatat me reprezentuesit e futbollistit.
Bazuar në raportet nga mediat angleze, gjiganti francez e ka vendosur si shënjestër kryesore transferimin e tij pas dështimit për të pasur progres në Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Guardiola: Kjo pikë është më mirë se humbja, por titulli nuk...
Vritet një 31-vjeçar në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Zhduket një grua në Prizren, policia në kërkim të saj
Endrick: Ndihem shumë i lumtur tek Lyoni nëse duhet të ktheh...
Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj zyrtarëve p...
Vjedhje e rëndë te Rruga C, hajnat marrin para, stoli ari dh...