16 gola dhe 11 asistime pak ditë para fundit të dhjetorit.
Këto janë statistikat e jashtëzakonshme të sulmuesit egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Egjiptiani me golin kundër Tottenhamit pak ditë më parë, u bë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit nga ‘Anfield’.
Salah edhe fitoren kundër Leicester Cityt, ishte vendimtar duke ia siguruar Liverpoolit edhe tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
“Ishte një ndeshje e mirë dhe një rezultat i mirë. Ata ishin shumë të mirë”, tha Salah pas fitores ndaj Leicester Cityt.
“Ne jemi duke luajtur mirë dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu”.
Salah shprehet i kënaqur me golat e realizuar. Ai beson se do të vazhdojë me performancën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.
“Jam shumë krenar për këtë. Ne vazhdojmë të punojmë shumë dhe shpresoj se mund të shkojmë edhe më lart. Gjeja më e rëndësishme është të fitojë skuadra. Shpresoj që ta fitojmë Premier Leaguen”, ka përfunduar Salah./rtk
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...