Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah këmbëngul se nuk është i shqetësuar nga interesimi i Real Madridit duke thënë se ndihet i lumtur në Angli.
Salah shënoi katër herë dhe asistoi në një gol tjetër në fitoren e djeshme (e shtunë) ndaj Watfordit me rezultat 5-0 dhe me këtë ka shtuar edhe më shumë reputacionin e tij këtë sezon.
Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, ka folur për mundësinë që Salah të transferohet te Reali këtë verë, edhe duke e përkrahur këtë mundësi.
Por, sulmuesi anësor këmbëngul se nuk është i interesuar për këtë lëvizje dhe ndihet i lumtur në Anfield që nga dita e parë.Salah po çmend të gjithë me nivelin e treguar këtë sezon (Getty Images)
“Në Chelsea nuk luaja, kështu që nuk i kam marrë shanset e mia. U kam thënë të gjithë miqve të mi, mendoj se edhe në shumë intervista kam thënë se kam dashur të kthehem”, ka thënë fillimisht Salah për ESPN Brasil.
“Ndjej se kjo ligë i përshtatet stilit tim të lojës. Më pëlqen të luaj në Ligën Premier”.
“Unë kam thënë që nga dita e parë këtu që jam i lumtur këtu në Liverpool dhe dua të tregoj kapacitetin e futbollit tim këtu”.
“Duke shikuar tek unë tani dhe pesë vjet më parë shihet se gjithçka ka ndryshuar – mentalisht, fizikisht, gjithçka”, përfundoi ylli egjiptian. /Telegrafi
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...