Saint Etienne triumfoi me rezultati e përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve ndaj Metzit.
Në ndeshjen e luajtur sot e cila përcaktoi skuadrën e fundit që do të luaj në Ligue 1 sezonin e ardhshëm Saint Ettiene arriti të marrë një barazim vetëm pas vazhdimeve që ia siguroi, rikthimin në elitën e futbollit francez pas dy sezoneve, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 2-1 në të mirë të St Etienne, kurse Metz sot pati epërsi 2-1 pas 90 minutave dhe ndeshjen e dërgoi në vazdhime.
Mirëpo një gol i mysafirëve në minutën e 117-të përmbylli gjithçka në këtë sfidë.
Kujtojmë që Metzi nga minuta e katërt ka luajtur me një lojtar më pak në fushë.
Kështu sezonin e ardhshëm Metz do të luajë në Ligue 2, teksa Saint Etienne në elitën e futbollit francez./Arbreshinfo/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...